Secilën herë që jeni ankuar se punët e shtëpisë pas kthimit nga puna e përditshme u shkaktojnë stres, keni pasur të drejtë.
Sipas hulumtimeve të reja, pastrimi dhe rregullimi i shtëpisë pas punës, është ngjashëm i dëmshëm si për femrat ashtu edhe për meshkujt.
Bëhet fjalë për atë se pastrimi pas kthimit nga puna pengon zvogëlimin e nivelit të kortizolit- hormonit përgjegjës për stres.
Të dhënat e grumbulluara nga analizimi i 30 çifteve kanë treguar nivele të ndryshme të kortizolit, varësisht se kush i ka kryer punët e shtëpisë.
Nëse punët i ka kryer mashkulli, niveli i kortizolit ka qenë më i ulët te femrat, ndërsa supozohet se kjo ka ndodhur për faktin se ato kanë menduar se gjithçka duhet të bëjnë vet.
Kortizoli te meshkujt ishte më i ulët kur ata nuk kishin pastruar dhe nuk kishin rregulluar, edhe atë jo vetëm që nuk kanë punuar, por edhe për faktin se e kanë ditur se nuk duhet të punojnë.
Niveli i lartë i kortizolit gjatë gjithë ditës ndikon negativisht në rezistencën tonë në sëmundjet fizike, ndërsa sipas disa studimeve tjera, mund të sjellë edhe deri te vdekja e mëhershme.