0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Paste me biskota 2 ngjyrëshe

Përbërësit:
2 pako biskota me kakao
2 pako biskota pa kakao
Për krem shantin
2 te bardha vezë
2 paketa shanty
2 gota uji me qumësht
Për çokollaten
1 paketë çokollatë pluhur
2 gota me qumësht
Për lyerjen e biskotave
Qumesht sa të lyhen biskotat

Përgatitja e proçeseve:

Si përgatitet çokollata e shkrirë
Në një enë hedhim qumështin dhe pluhurinë çokollatës.
E lëmë në zjarre deri sa të bëhet si çokollate e shkrirë

Si përgatitet krem shanty
Fillimisht do të përgatisim kremin e shantit ku në një enë të thellë ose në enën e kombinatit tuaj hedhim, qumështin të bardhat e vezëve dhe pluhurin shanty. E punojmë deri sa të bëhet një krem i lidhur.

Përgatitja e tavës
Taves do t’i shtrojmë qese guzhine dhe shtrimi i biskotave do të jetë mbi të. Fillojmë që të lyejme biskotat në qumësht dhe t’i rreshtojmë në taven ku do t’a bëjmë.
I rreshtojmë biskotat duke i zhytur në qumësht. Mbasi kemi mbaruar së shtruari rreshtin me biskotat kafe do të shtrojmë një shtresë krem shanty. Do të shtrojmë në rreshtin e dytë biskotat e bardha dhe këto do t’i zhytim në qumësht dhe sipër biskotave do t’i shtrojmë kremin e shantyt(shihni fotot). Keshtu do të vazhdoni deri sa të mbarojnë biskotat. Me krem shantyn e mbetur lyeni edhe pjesën siper të biskotave. E vendosni taven në frigorifer deri sa të mpikset.
Kur t’a nxjerim për t’u servirur do t’i shtrojme çokollaten e përgatitur si më siper.

Ju bëftë mirë

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img