4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Pasojat kur pa dashje pini qumësht pas datës së skadencës

Kur bëhet fjala për konsumimin e qumështit, data e vendosur në kartonin apo shishen e produktit mund të mos jetë dhe aq e rëndësishme sa freskia.

Data që gjeni të stampuar nënkupton datën brenda të cilës qumështi duhet shitur nga tregtarët, dhe në shumë raste produkti brenda zgjat edhe më shumë.

Gjithsesi, nëse qumështi nuk ruhet në kushtet ideale nga tregtarët, shanset janë që ai të prishet e të thartohet.

Bakteret që gjenden në qumësht

Shumica e baktereve që gjenden tek qumështi eliminohen nga nxehtësia gjatë procesit të pasterizimit.

Është e mundur që qumështi të kontaminohet edhe pasi është pasterizuar, pasi disa lloje bakteresh mund t’i mbijetojnë procesit.

Jo vetëm ajo, por ato mund edhe të shumohen në temperature të ulëta, pra ruajtja në frigorifer mund t’i ngadalësojë por jo t’i ndalojë.

Këto baktere termodurike janë shkaktaret e thartimit të qumështit pas ditës së skadencës.

Bakteret termodurike janë të shumëllojshme, prandaj dhe thartimi i qumështit varion nga lloji i tyre.

Helmimi nga ushqimi

Nëse ju konsumoni qumësht pas datës së skadëncës, edhe pse qumështi ju duket i mirë, rrezikoni që të helmoheni nga bakteret e dëmshme.

Rastet e helmimit mund të jenë aq të lehta sa ju nuk do ta kuptoni, dhe të mendoni se është thjesht një shqetësim i stomakut. Por në raste të tjera, në varësi të baktereve termodurike, helmimi mund të jetë i rëndë.

Simptomat më të shpeshta janë ngërçe të stomakut, të përziera, diare ose temperaturë e lartë.

Këto simptoma mund të zgjasin nga disa orë deri në disa ditë, ndërkohë që simptomat shfaqen direkt pas konsumimit të qumështit.

Qumështi i thartuar

Fatmirësisht është shumë e lehtë që të dallosh nëse qumështi është prishur.

Me një nuhatje dhe ju do të kuptoni nëse diçka nuk shkon.

Një tjetër e dhënë është dendësia e qumështit. Kur ai është prishur dallohet fare lehtë pasi është më i trashë se zakonisht.

Nëse nuk jeni të sigurt nëse qumështi është prishur apo jo, mos e provoni, thjesht hidheni.

Mundohuni që qumështin e blerë ta konsumoni para datës së vendosur në kuti apo shishe, pasi bakteret mund të shtohen.

Këshilla mbi sigurinë

Mundohuni ta ruani qumështin në kushtet e duhura, duke e vendosur në frigorifer në 3-4 gradë.

Nëse qumështin e keni blerë me kuti, mos ia ndryshoni paketimin, pra ta vendosni në një enë tjetër.

Duke e ruajtur në kutinë fillestare duke e shtrënguar kapakun mirë, ju do të shmangni kështu thartimin e tij.

Një këshillë shumë e rëndësishme është që të mos i ndërroni shumë shpesh temperaturën qumështit.

Nëse ju e nxirrni nga frigoriferi, pasi ta keni përdorur futeni menjëherë në frigorifer.

Dhe nëse keni hedhur qumësht në gotë por nuk e keni konsumuar, mos e shtoni tek shishja, pasi do të kontaminoni produktin me bakteret e ambientit.

Është e këshillueshme që qumështi të mos ruhet tek dera e frigoriferit, pasi kjo zonë ndikohet më shumë nga ndryshimi i temperaturës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img