Site icon PrishtinaPress

Pasojat e sulmeve kibernetike në Shqipëri – sistemi nuk funksionon

Dëmi që kanë shkaktuar sulmet kibernetike ndaj sistemeve të policisë në funksionimin normal të kësaj të fundit tregohen më së miri në ngjarjen më të fundit të shënuar në komisariatin e Gjirokastrës.

Mbrëmjen e së mërkurës shërbimet e policisë Gjirokastër kanë ndaluar një person duke udhëtuar me një mjet luksoz “benz G class”. Pas verifikimeve kanë konstatuar se mjetit i mungonte dokumentacion çka solli dhe procedurat e bllokimit të tij por për sa përket drejtuesit policia nuk kishte informacion.

Pavarësisht se ai u dha dokumentat dhe gjeneralitetet në mungesë të sistemit ADAM policia nuk e kuptoi se personi që drejtonte makinën ishte me rrezikshmëri të lartë i dënuar për tentativë vrasje dhe në atë momente kishte thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie. Ndërsa policia po bënte procedurat e bllokimit të mjetit drejtuesi I saj u zhduk pa gjurmë. Top Channel mëson se personi që i iku nga duart policisë Gjirokastër është Fredi Keta.

Vetëm pasi në duar u kishte mbetur fotografia e drejtuesit të mjetit luksoz policia Gjirokastër u vu në alarm dhe pas konsultimeve me drejtoritë e tjera vendore kuptuan se personi që qëndronte para tyre kishte thyer masën e sigurisë arrest shtëpie. Pas marrjes së sinjalizimit nga Gjirokastra policia e Kamzës ushtroi kontroll në banesën e 37-vjeçarit Fredi Keta dhe pasi nuk e gjetën e shpallën në kërkim./Prishtinapress/

Exit mobile version