Site icon PrishtinaPress

Pasojat e COVID-19, Rukiqi: 1 miliard euro dëmi i deritanishëm, deri në fund të vitit mund t’i humbim 30 mijë vende të punës

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi ka thënë se raporti i fundit i Bankës Botërore për Kosovën ka paralajmëruar 8.8 % tkurrje ekonomike. 

Rukiqi ka thënë se deri tani janë 1 miliardë euro dëme në ekonomi.

“Deri në fund të vitit, me këtë trend të tkurrjes ekonomike, mund t’i humbim mbi 30,000 vende të punës. Të vetmit të paprekur nga kjo krizë në ekonomi, po mbesin ata që marrin vendim dhe familjarët e tyre të punësuar, gjithandej në institucionet publike”, ka thënë Rukiqi.

Në njoftimin Bankës Botërore thuhet se pandemia COVID-19 ka shkaktuar rënie në eksportin e shërbimeve dhe zvogëlim të investimeve dhe konsumit.

Më tej theksohet se si një ekonomi kryesisht e bazuar në shërbime, Kosova ishte veçanërisht e ndjeshme ndaj COVID-19.

Po ashtu në raport thuhet se për të zbutur ndikimin e recesionit, qeveria duhet të vazhdojë të investojë në menaxhimin efektiv të shëndetit të shkaktuar pandemia.

Exit mobile version