-2.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

“Pasoja negative” nëse nuk shtensionohet situata në veri, BE s’e komenton planin 8-pikësh të Kurtit

Këshilli i Bashkimit Evropian kërkon shpërshkallëzimin e menjëhershëm të gjendjes në veri të Kosovës dhe krijimin e kushteve për zgjedhje të parakohshme në veri. Në rast të kundërt priten pasoja.

Udhëheqësit e vendeve anëtare të BE-së pas samitit dy ditor në Bruksel theksuan se zgjidhja e problemeve në veri të Kosovës duhet bërë në bazë të rekomandimeve të 3 qershorit të Bashkimit Evropian, që përfshijnë “pezullimin e operacioneve policore, që kryetarët e komunave t’i kryejnë përkohësisht detyrat e tyre në objekte të tjera, shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme dhe pjesëmarrjen në zgjedhje të serbëve të Kosovës.

Kosovës dhe Serbisë u kërkohet të krijojnë kushtet për zgjedhje të parakohshme në të katër komunat në veri të Kosovës. “Dështimi për të shpërshkallëzuar tensionet do të ketë pasoja negative”, thuhet në njoftimin e Këshillit të Bashkimit Evropian.

Po ashtu kërkohet që palët të vazhdojnë dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe zbatimin e shpejtë të marrëveshjes së normalizimit.

“Është thelbësore që dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja i udhëhequr nga Përfaqësuesi i Lartë dhe zbatimi i shpejtë i Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit dhe Aneksit të Zbatimit të vazhdojë. Kjo përfshin themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe”, thuhet në njoftim.

Plani tetë-pikësh i Kurtit nuk komentohet nga BE-ja

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti paraqiti njëplan tetë-pikësh për shtensionimin e situatës në veri, duke e kushtëzuar tërheqjen e forcave policore nga objektet komunale me reduktimin e dhunës, ndërsa për zgjedhjet e parakoshme, ai ka kërkuar organizimin e një peticioni që duhet të mbështetet nga të paktën 20% për qind e votuesve. Në planin e tij kryeministri Kurti nuk e përmend çështjen e Asociacionit. BE-ja nuk e ka komentuar planin e Kurtit.

Po ashtu pak para fillimit të Samitit të Këshillit të BE-së, qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti, shpalli terroriste dhe kërcënim për rendin kushtetues të Kosovës, dy organizata të serbëve të veriut, “Mbrojtjen Civile, e njohur si “Civilna Sastita”, dhe Brigadën e Veriut e njohur si “Brigada Sever”. Disa nga ambasadorët e vendeve të Quintit në Kosovë, SHBA, Britania e Madhe dhe Franca, thanë se për këtë vendim, qeveria e Kosovës nuk është koordinuar me partnerët ndërkombëtarë dhe për këtë ata janë të habitur./DW

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img