Juventusi pësoi humbje 4-2 ndaj Sassuolos në kuadër të javës së pestë në Serie A.
Këtë humbje e bëri edhe më zhgënjyese goli i katërt i vendasve, apo më mirë të themi auto-gol nga Federico Gatti.
Derisa Binaconerët po shpresonin që të merrnin së paku një pikë nga takimi kur shifrat ishin 3-2 në të mirë të Sassuolos, mbrojtësi i dha goditjen e fundit ekipit të tij.
Ndërsa pranoi një pasim nga Wojciech Szczesny, Gatti kishte menduar se polaku ishte rikthyer tashmë në portë, duke mos shikuar sa për siguri.
Kur ai goditi topin duke menduar se po e rikthente te portieri, ai u fut në rrjetë, ndërsa Szczesny sapo ishte futur në zonën e Juventusit.
Natyrisht se kjo ka zhgënjyer lojtarin, duke ditur se ishte një gabim amatoresk nga ana e tij.