Site icon PrishtinaPress

Pasi priti Sveçlën, Hetemi largohet nga zyra – Leposaviqi qetë (VIDEO)

Megjithëse është e shtune, kryetari i sapozgjedhur i komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi ka dalë në punë paradite i shoqëruar nga njësitet policore.

Pas disa kohësh ka ardhur edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla,  për t’ia uruar detyrën e marrë dje në mes tensionesh para komunës, ku qytetarët kanë protestuar për të mos lejuar hyrjen e tij në objektin e komunës. Ai pasi ka hyrë ka qëndruar deri në orën 8 të mbrëmjes së premtes.

Ai nuk është prononcuar për medie, teksa ka thënë se më gjatë do flasë të hënën, kur do të nis punën normalisht.

Situata në krahasim me dje është krejt qetë dhe nuk ka shenja të tensionit.

Kryetari i ri nuk gjendet brenda objektit, pasi ka përfunduar punën meqë është edhe ditë vikendi. /Klankosova.tv.

Exit mobile version