Site icon PrishtinaPress

Pasi mbeti sërish lojtar i lirë, Isco lidhet me një transferim në MLS

Isco mund ta vazhdojë karrierën në elitën e futbollit amerikan, MLS.

Gazeta spanjolle “AS” ka raportuar se për ish-mesfushorin e Real Madridit interesim ka shfaqur LA Galaxy.

Isco ka mbetur lojtar i lirë pasi ditë më parë shkëputi kontratën me Sevillan.

Mesfushori spanjoll kaloi si lojtar i lirë në Andaluzi nga Real Madridi në verën e këtij viti, por nuk ia doli të qëndronte më shumë se katër muaj.

30-vjeçari tani sërish pritet t’i bashkohet një skuadre si lojtar i lirë, teksa LA Galaxy shihet si destinacioni më i mundshëm.

Për Iscon thuhet se interesim kanë shfaqur edhe disa klube evropiane, në veçanti ato nga Premierliga.

Exit mobile version