-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Pasi linçoi publikisht Rrahman Jasharajn, Elvis Hoxha i VV-së: Shpresoj që kosovaristët nuk do të kërkojnë që të jem non grata

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha, pasi ka nxitur një mal me reagime me linçimin ndaj kryesindikalistit të Arsimit, Rrahman Jasharaj, ka dalë me disa pika “me rastet më të rënda në trevat shqiptare”.

Hoxha i LV-së, që jeton në Tiranë dhe vepron në rrjetin social “Facebook”, ka akuzuar sot Jasharajn e SBASHK-ut si “anëtar të partisë serbe”. Kjo ka nxitur reagime në Kosovë, duke përmendur se Jasharaj ka qenë mësimdhënës, që është maltretuar nga policia serbe gjatë viteve të 90-ta.

Pas kësaj, zyrtari i LV-së ka dalë me një shkrim, lloj manuali, për sjelljet në trevat shqiptare. Me këtë ai thotë se shpreson që “kosovaristët” të mos kërkojnë të shpallet non grata.

Postimi i plotë i Hoxhës:

Dikush përmendi standartet e dyfishtë. Por më i rrezikshëm është morali i dyfishtë. Po ju jap vetëm pak prej rasteve më të rëndë në trevat shqiptare. Duke folur për trevat shpresoj se kosovaristët nuk do të kërkojnë që të jem non grata në Kosovë:

Për rastin e pedofilisë kolektive të mos sulesh ndaj policisë dhe qeverisë, por ndaj atyre që të ndaluarit prej policisë për akte përdhunimi, i fal më pretekstin se janë përdhunues të sjellshëm.

Për rastin e marrëveshjeve me Serbinë, të mos përmendësh se e ke nënshkruar një marrëveshje të tillë shumë më herët, por mos të thuash se nuk e ke zbatuar marrëveshje pikërisht kur ajo është në interes të Kosovës dhe reciprocitetit shtetëror. Madje mos ta pranosh kurrë se ke nënshkruar edhe marrëveshje në dëm të Kosovës.

Për rastin e arsimit, si mësues të ndihesh keq për radhitjen e Shqipërisë dhe Kosovës në fund të listës botërore së cilësisë, për plagjaturat e përdorura për postin e mësimdhënësit, për cilësinë e ulët të drejtshkrimit edhe te funksionarë publikë të lartë, për pasaktesinë e programeve, për zhvlerësimin e lëndëve themelore dhe universale, për humbjen e rëndësisë të degëve të formimit të mësimdhënësve të ardhshëm, për punesimin e dobët që kushtëzon Arsimin, dhe jo vetëm për 100 euro shtesë në pagën mujore.

Për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, mos lejosh më Ali Ahmetin të tallet me përfaqësimin e tyre.

Për rastin e besimit, mos të lejosh askënd të poshtërojë gruan duke e quajtur të varur deri në vdekje prej burrit.

Për rastin e partive që e kanë korruptuar fatin e shqiptarëve, mos të mendosh se humbja e tyre në zgjedhje është ndëshkimi i merituar. Jo, ndëshkimi i merituar është konfiskimi i pasurisë që kanë vënë duke dëmtuar shtetin dhe pasurinë publike, duke larguar shpresën dhe rininë.

Për shqiptarët e Malit të Zi duhet të mendosh me dhimbje se i përbuzi dhe i ofendoi krejt të  tërë një copë Dritan Abazoviçi.

E kështu me radhë mund të ndërtosh pikat e sjelljes shqiptare në troje. Natyrisht që ky qëndrim vlen avetëm për ata që profesionin dhe punën e tyre e kanë vënë në shërbim të shtetimit të shqiptarëve.

Nuk po flas për Buzhalën dhe kompaninë e tij./Prishtinapress/   

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img