Reperja Iggy Azalea ka folur për herë të parë pas publikimit të imazheve të saja nudo, të cilat dolën në internet gjatë vikendit. 28-vjeçarja ka shpjeguar se këto fotografi ishin realizuar për një kopertinë të revistës GQ në Australi qysh në vitin 2016.
“Shumë gra të famshme kanë realizuar fotografi të zhveshura për revistën australiane GQ dhe në mënyrë strategjike kanë vendosur duart në vendet më intime”.
“Gjithmonë më janë dukur fotografi të bukura kështu që e shfrytëzova mundësinë. Nuk kam parë fotografi të grave të tjera që janë zbuluar si këto të miat, prandaj u ndjeva komod që t’i bëja. Mirëpo nuk e dija që do i publikonin”, ka thënë ajo.
“Ndjehem e mashtruar, e turpëruar e dhunuar, e zemëruar dhe e mërzitur e një milion gjëra të tjera. Jo vetëm se nuk jam pajtuar që ato të publikohen, mirëpo edhe për mënyrën se si kanë reaguar njerëzit”, vazhdon më tej Azalea.