Sheriff Tiraspol i shkaktoi Real Madridit njërën prej humbjeve më turpëruese në histori të Champions League, derisa arriti fitore historike 2-1 në “Santiago Bernabeu”.
Golin e fitores e shënoi Sebastian Thill, heroi i asaj nate, që thotë se e ka parë më shumë se 100 herë atë gol në “Santiago Bernabeu”.
Ishte një goditje e bukur nga 25 metra distancë që mposhti Thibaut Courtoisin dhe shokoi Real Madridin.
“Shumë shokë e kanë postuar videon në internet, kështu që e kam parë kurdo që e kam hapur telefonin, e kam parë më shumë se 100 herë deri tash”, tha ai për BBC World Service.
“Është gol shumë i mirë, është më i bukuri dhe më i rëndësishmi në karrierë. Si fëmijë ëndërroni që të luani kundër ekipit më të madh në Ligën e Kampionëve, s’mund të besoja se kisha shënuar golin e fitores”.