Site icon PrishtinaPress

Pasi Gjukanoviq ia largoi mbështetjen, Abazoviq thotë se do të shikojë qëndrimin e shumicës së deputetëve

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka reaguar pasi kryesia e Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) e Milo Gjukanoviqit vendosi njëzëri të dielën, më 10 korrik, që të ndërpresë mbështetjen për Qeverinë e Malit të Zi të udhëhequr nga Dritan Abazoviq.

Arsyeja është Marrëveshja Themelore me Kishën Ortodokse Serbe e cila u votua nga shumica e ministrave e Qeverisë së Abazoviqi të premten, më 8 korrik. DPS-ja deklaroi se marrëveshja me Kishën Serbe kërcënon interesat shtetërore të Malit të Zi.

Ai tha se e mirëpret vendimin e Kryesisë së DPS-së, tha kryeministri Dritan Abazoviq.

“E mirëpres vendimin e Kryesisë së DPS-së. Është përgjegjës edhe si burrë shteti kur nuk ke mundësi ta ndihmosh shtetin, të paktën të mos hakmerresh ndaj tij. Do të shohim se cili do të jetë qëndrimi i shumicës së deputetëve. Mali i Zi duhet të ecë përpara – krimi, korrupsioni dhe nacionalizmi nuk janë opsione. E ardhmja evropiane do të fitojë!”, ka shkruar Abazoviq në Facebook.

Exit mobile version