Pasi doli pozitiv me koronavirus, Raka tregon kush ishte burim i infeksionit

149
Advertisement

Mikrobiologu, Lul Raka, ka deklaruar se ndihet mirë me shëndet dhe se nuk ka simptoma të COVID-19, pavarësisht se sot është testuar pozitiv me këtë virus.

Advertisement

I intervistuar në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, ai bëri të ditur se me koronavirus është infektuar edhe bashkëshortja e tij, e cila siç tha, ka simptome të lehta, ndërsa fëmijët kanë rezultuar negativë.

“Burimi afërsisht po dihet. Ne kemi qenë informues për masat parandaluese që duhet të zbatohen, por këto duhet t’i zbatojnë të gjithë pa përjashtim. Edhe Kosova është si një familje e madhe dhe secila familje është një element qelize e shtetit të Kosovës, në të cilën secili anëtar i familjes duhet t’i respektojë masat”.

“Dikush shkon në vizita familjare e kafiteri dhe burimi është këtu”.

“Masat parandaluese i kam zbatuar dhe burimi duket se është familjar, prandaj apeloj tek të gjithë që masat t’i zbatojnë kudo sepse lëshimin më të vogël virusi nuk ta fal”.

“Në rreth 70-80 përqind të rasteve burimi është në familje sepse më së shumti qëndron me anëtarët e shtëpisë, pra me dikë qe e ka sjellë ose prej shkollës ose prej dasmës, etj., pra mundësitë janë të shumta”, deklaroi Raka.

Ai po ashtu apeloi tek të gjithë qytetarët që t’i zbatojnë masat parandaluese, sepse siç u shpreh, vetëm kështu do ta kalojmë më lehtë.

“Është paralajmëruar para 5-6 muajve që kjo sezonë ndërlidhet me sezonin vjeshtë-dimër, me gripin sezonal, me përkeqësimin e motit, ku ka grumbullime e s’ka ventilim dhe nëse ia shtojmë edhe virusin e gripit, këto janë faktorë që e favorizojnë përhapjen më të shpejtë e të lehte të koronavirusit”.

“Ende nuk dihet a është ky piku i infeksionit. Kemi parë rritjen e numrave në vazhdimësi. Është fakt i mirë që ka teste mjaftueshëm me të cilat e kemi një pasqyrë më reale, prandaj duhet zbatim i masave parandaluese që këto numra të hospitalizimeve të jenë të menaxhueshme për kapacitetet spitalore”.

“Vetëm në këtë mënyrë mund ta ruajmë shëndetin, mund t’i mbajmë shkollat hapur, mund ta vazhdojmë punën e jetën. Zbatimi i masave parandaluese është çelës, vetëm kështu mund të funksionojë edhe ekonomia dhe gjithçka tjetër. Nëse qëndrojmë bashkë, do ta kalojmë më lehtë”.

PostAdssFotoja e reklamës