Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajkçak ka është takuar sot me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, për të cilin tha se ishte takim konstruktiv për marrëdhëniet mes dy vendeve.
Bislimi sot ka takuar në Vjenë Lajçak pas një ‘shuplake’që përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borell ia dha Kosovës në Bruksel, ku e paraqiti Prishtinën zyrtare si një palë destruktive në negociata, e duke thënë se aktualisht Prishtina është duke treguar më shumë mosdëshirë për t’u kthyer në tavolinën e dialogut.
Madje, Lajçak tha se do ta vizitojë Kosovën javën e ardhshme, ku do t’i vazhdojnë diskutimet.
“I kënaqur për një takim konkret dhe konstruktiv për rrugën përpara në Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës Besnik Bislimi sot në Vjenë. Mezi presim të vazhdojmë diskutimet tona javën e ardhshme në Kosovë”, shkroi Lajçak në një cicërimë në Twitter.
Pleased about a concrete and constructive meeting on the way forward in the Dialogue on normalization of relations with First Deputy Prime Minister of Kosovo Besnik Bislimi today in Vienna. Looking forward to continuing our discussions next week in Kosovo. pic.twitter.com/sjzStOTkU4
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) January 25, 2022