Festa e Pashkëve Katolike ka bërë bashkë sot jo vetëm qytetarët besimtarë, por edhe politikanë, të cilët në këtë ditë kanë qenë të pranishëm në Katedralen e Shën Palit në Tiranë.
Të pranishëm ishin kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta me bashkëshorten Monika Kryemadhi, kreu i PD-së, Enkelejd Alibeaj, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Ndërkohë, u vunë re edhe figura të tjera si deputetja demokrate Oriola Pampuri, apo deputetja socialiste Mimi Kodheli./PrishtinaPress/