1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Pasaportat evropiane, më të fortat në botë

Pasaportat evropiane janë më të fuqishmet në botë dhe me disa përjashtime, ato zënë të gjitha vendet e para në indeksin më të ri të pasaportave të publikuar nga VisaGuideWorld.

Duke u dhënë mbajtësve të tyre mundësinë për të udhëtuar pa viza në shumicën e vendeve të botës, pas dy vendeve të para në indeks të zëna nga Japonia dhe Singapori, pasaporta italiane renditet e treta më e fuqishme në botë. Kjo e bën atë të parën në Evropë si dokument të këtij lloji.

Me një rezultat prej 89.11 pikë Italia ka kaluar ndonëse lehtshëm edhe Gjermaninë në këtë tregues. Kjo e fundit renditet e katërta e ndjekur nga Spanja. Pas tyre ka gjithashtu vende të BE-së ose zonës Shengen deri në radhën e 22-të, ku qëndron pasaporta e Zelandës së Re.

Pozita e fuqishme e pasaportave evropiane lidhet me numrin e lartë të vendeve në të cilat shtetasit e BE-së mund të aksesojnë pa pasur nevojë për pasaportë, një privilegj, që asnjë pasaportë tjetër botërore nuk ofron. Pasaportat e BE-së u lejojnë mbajtësve të tyre të udhëtojnë vetëm me një letërnjoftim të vlefshëm në shumë vende, midis 31 dhe 57.

Edhe pasaportat japoneze dhe ato të Singaporit, që ndodhen në vend të parë, nuk e kanë këtë tregues, i cili i bën vendet evropiane të rrisin vlerën e pasaportës së tyre. Po ashtu, faktor me rëndësi konsiderohet edhe fakti që asnjë vend botëror nuk i ka ndaluar pasaportat e BE-së, që është një rast i zakonshëm me vendet e tjera.

Pasaportat shqiptare renditen me këtë në vend të 90-t në botë me treguesin se mbajtësit e tyre mund të udhëtojnë pa viza në 84 vende në botë./rtsh.al/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img