Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet e paaudituara financiare të partive politike të vitit 2022. Në bazë të këtij raporti partia më e pasur është LVV me afro 2 milionë euro të hyra.
Pas VV-së vjen Partia Demokratike e Kosovës e cila ka mbi mbi 660 mijë euro të hyra gjatë vitit 2022.

Partia më e varfër në bazë të këtij raporti po del të jetë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e Ramush Haradinajt.
Kjo parti ka të hyra afro 280 mijë euro.
