1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Pas vërshimeve në Deçan, Ramosaj thotë se Komuna është mobilizuar për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve

Një pjesë e komunës së Deçanit është vërshuar pas reshjeve të mëdha të shiut që ranë sot në atë pjesë të Kosovës.

Kryetari Bashkim Ramosaj, ka treguar për gjendjen që gjenden këto pjesë pas reshjeve.

Ai tha se disa fshatra janë më të dëmtuara, por që janë mobilizuar institucionet përgjegjëse.

“Pas reshjeve të mëdha të shiut sot një pjesë e territorit të Komunës së Deçanit është përfshirë nga vërshimet, sidomos fshatrat Prilep, Baballoq, penda e lumbardhit afër restorant Lumbardhit dhe disa pjesë tjera të Komunës”.

“Duke e parë gjendjen në teren, menjëherë është mobilizuar Njësiti Emergjent, sektori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Zjarrfikësit, Ndërmarrja Higjiena, Kompanitë Lika dhe Infra Plus si dhe faktor të tjerë. Komuna gjithmonë është e gatshme të iu dal në ndihmë qytetarëve të Deçanit”, ka shkruar Ramosaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img