1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Pas vendosjes së masave të reja kundër COVID-19, ANP ‘Adem Jashari’ del me sqarim shtesë për udhëtarët

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka dal me sqarim shtesë për të gjithë ata pasagjerë që udhëtojnë me aeroplanë.

Sipas tyre, në kuadër të zbatimit të masave shtesë kundër pandemisë COVID-19, udhëtarët duhet të paraqiten dy orë para kohës së rregullt të fluturimit dhe se janë efektive nga data 2 shtator.

“Të gjithë udhëtarët duhet të vazhdojnë të jenë në aeroport 2 orë para fluturimit. Të gjithë udhëtarët duhet të bëjnë gati Formularin e Hyrjes në Vend (Country Entry Form), bazuar në vendet e destinacionit”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

ANP thotë se të gjithë udhëtarët duhet të kenë PCR test negativ jo më të vjetër se 72 orë ose kartën e vaksinimit për dy doza.

“Të gjithë udhëtarët duhet të kenë PCR test negativ jo më të vjetër se 72 orë deri në kohën e fluturimit, apo antigjen test negativ jo më të vjetër se 48 orë deri në kohën e fluturimit, ose kartën e vaksinimit për 2 doza vaksinash. Vaksinat duhet të jenë vaksina të pranuara nga BE dhe duhet të kenë kaluar 14 ditë nga doza e dytë. Për ndryshime nga këto rregulla ju lusim që të kontrolloni kërkesat e vendit/destinacionit”, vijon njoftimi.

Po ashtu, ANP kërkon nga pasagjerët që të rishikojnë rregullat e hyrjes në shtetet ku udhëtojnë para paraqitjes në sportele (Check-In).

Në fund, Aeroporti thotë se janë duke operuar me kapacitete të plota të procesimit të fluturimeve dhe udhëtarëve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img