Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka publikuar pamje të Arzas dhe foshnjës së saj pas lirimit nga burgu.
Presidenca e Kosovës mbrëmë ka njoftuar se falja është bërë për arsye humanitare, e për këtë Haxhiu ka falënderuar Presidencën për bashkëpunimin.
“Sapo kemi pranuar Dekretin e Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani Sadriu, për faljen e pjesës së mbetur të dënimit të Arza Cakollit, Ministria e Drejtësisë ka ndërmarrë menjëherë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e tij.
Arza Cakolli sapo është liruar dhe së bashku me fëmijën e saj i janë bashkuar familjes.
Siç është njoftuar edhe nga Presidenca, falja është bërë për arsye humanitare, dhe për këtë, falënderojmë Presidencën për bashkëpunimin”, shkroi Haxhiu në Facebook./Arbresh.info/