-0.9 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij më të fundit, ka thënë se sulmet “nuk janë kryer me fjalë” dhe se “raketat do të flasin vetë”.

Lideri ukrainas theksoi se plani për të forcuar Ukrainën ishte “plani i fitores” që ai paraqiti para partnerëve, dhe një nga pikat “kyçe” ishte aftësia e vendit të tij të përdorë armët me rreze të gjatë veprimi.

“Sot, po flitet shumë në media për marrjen e lejes për veprime. Por sulmet nuk janë kryer me fjalë, raketat do të flasin vetë, sigurisht që po”, shtoi Zelensky.

Ai bëri të diturse Rusia sot ka kryer një prej sulmeve më të mëdha dhe më të rrezikshme që nga fillimi i luftës.

“Kjo është përgjigja për të gjithë ata që donin të arrihet diçka me Putinin përmes bisedave, bisedave telefonike e përqafimeve”, shtoi presidenti ukrainas.

Nuk duhet shpenzuar kohën “duke biseduar me Moskën, por duke e detyruar Rusinë t’i jap fund luftës”, tha për fund Zelensky. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img