1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Pas vdekjes së Blerandës, familja Salihu letër emocionale për familjen Curri,

Familja Salihu e ka falënderuar familjen Curri për bujarinë e treguar me rastin e shtrirjes së dorës së pajtimit pas vdekjes së Blerandës në aksidentin në Fushë Kosovë.

Pasi familjari i tyre e goditi aksidentalisht Bleranda Currin në Fushë Kosovë duke e lënë të vdekur, familja Salihu me një letër publike ndanë dhimbjen me familjen Curri, transmeton Indeksonline.

Në letër thuhet se familja Salihu i ofron miqësi të përhershme familjes Curri.

“Familja Salihu falenderon familjen Curri per aktin burrnor dhe bujarine e treguar me rastin e shtrirjes se dores se pajtimit. Familja Salihu shpreh dhimbjen e thellë per humbjen e madhe qe te enjten i ndodhi familjes Curri, respektivisht humbjes tragjike të jetës së Blerandes.

Vdekja tragjike e Blerandes ka prek thellle qdo anetare te familjes sone, duke bashkendjerë dhe ndarë dhimbjen per  ndarjen e hershme dhe te padrejte nga kjo botë. Me dhimbje ne shpirt e themi se kjo ndarje e hershme e nje engjulli aq sa eshte humbje per familjen Curri, po aq eshte humbje edhe per familjen tone. Qe nga momenti kur kemi marr lajmin e kobshem per kete fatkeqesi dhimbja ka kapluar te gjithe anetaret e familjes Salihu.

Duam qe si familje Salihu te falenderojme familjen Curri e posaqerisht kryefamiljarin z. Vehbi Curri i cili ne momentet me te veshtira per ta, e gjeti forcen dhe kurajon qe permes aktit burrnor, bujar dhe human ashtu siq e kan tradite familjet e medha shqiptare dhe me tradite kombetare, e shtriu doren e pajtimit. I sigurojme qe dera e familjes sone do te jete gjithmone edhe dere per familjen tyre duke ofruar miqesine e perjetshme ne mes të gjeneratave tona.

Po ashtu duam qe perveq familjes Curri te falenderojme edhe miqte dhe dashamiret te cilet duke bashkndjerë dhimbjen per dy familjet nuk kursyen asgje per te qene mes nesh, dhe na ofruan mundesine qe ne keto momente te dhimbjes dhe piklellimit te i gjindemi afer familjes se Blerandes per tu treguar se kjo tragjedi per aq sa ka goditur ata na ka goditur edhe ne.

Lusim Zotin e madh qe shpirti i  njomë i Blerandes te prehet ne xhenet. E lusim Zotin e madh qe per familjen Curri te kete gjithmone meshire, paqe dhe rahati” thuhet në mesazhin e familjes Salihu

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img