Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, pas pjesëmarrjes në meshën e shenjtërimit të Nënë Terezës në Vatikan, ka udhëtuar sot drejt Sllovenisë ku pritet të marrë pjesë në Forumin e Bledit që nis punimet të hënën.
Në këtë Forum do të marrin pjesë shumë kryeministra, ministra të Jashtëm dhe personalitete nga rajoni e Evropa, ndërsa Hoxhaj do të ketë një agjendë të ngjeshur me takime dhe prezantime.
“Ministri Hoxhaj do të flasë në panelin për ‘Ballkanin Perëndimor – nëse ende është një faktor tërheqës për BE-në’ së bashku me ministrat e Serbisë, të Bosnjës, të Maqedonisë, të Hungarisë, asistent ndihmësin e Sekretarit të Shtetit, Hoyt Yee dhe të tjerë.”, thuhet në një komunikatë nga MPJ.
Pos panelit, Hoxhaj do të zhvillojë edhe takime bilaterale në margjina të Forumit të Bledit.