Site icon PrishtinaPress

Pas tri të bronztave vjen e arta, Akil Gjakova i jashtëzakonshëm

Akil Gjakova e ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian të Hapur të xhudos që po mbahet në Prishtinë.

Në një duel të vështirë, Akil Gjakova fitoi në “Golden Score” me ëaza-ari ndaj italianit Manuel Lombardo.

Akil Gjakova ishte fantastik duke shënuar fitore të njëpasnjëshme deri në finale, duke i kaluar pa problem kundërshtarët që i kishte përballë

Përveç tij, medalje të bronzta fituan edhe Distria Krasniqi, Nora Gjakova dhe Dardan Cena.

Exit mobile version