4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Pas trenit, siguria e vendit në nivel (Video)

Treni serb me simbole nacionaliste ka provokuar goxha rëndë Kosovën.

Bile ka mobilizuar edhe forcat policore, të cilat shkuan në Jarinje për të intervenuar në rast nevoje, njofton Klan Kosova

Por, pavarësisht situatës së fundit, siguria brenda vendit mbetet në nivel.

Të paktën kështu u ka thënë drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Agron Selimaj, anëtarëve të komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e këtij organi të sigurisë.

Selimaj këtë të premte raportoi para këtij komisioni.

Por, pavarësisht kësaj, provokime nga Serbia mund të ketë përsëri.

Kryetari i këtij organi të Parlamentit, Haxhi Shala, tha se AKI tani është shumë aktive, për të ofruar siguri.

Shala u përgjigj edhe në pyetjen se a ka rrezik për eskalim të situatës, nëse institucionet e rrënojnë murin ilegal të ndërtuar në veri të Mitrovicës.

Shala shtoi se janë informuar nga Drejtori i AKI-së, se strukturat paralele që janë ende aktive në Veri të Kosovës kontrollohen direkt nga kryeministri Aleksandër Vucic.

E personi që i udhëheq ato në veri, është Zvonko Veselinoviq.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img