Katërmbëdhjetë persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë zhdukur pas përmbytjeve që përfshinë rrugët e dy qyteteve në Turqinë juglindore të shkatërruar nga tërmetet e muajit të kaluar.
Midis viktimave ishin të mbijetuar nga tërmeti që jetonin nw kontejnerë që nga tërmetet. Një kontejner që strehonte dy familje në Adiyaman u përfshi nga përmbytjet.
Një grua që jetonte në tjetwr kontejner ishte mes dy personave që humbën jetën në qytet. Disa të tjerë u raportuan të zhdukur. Fatkeqësia e fundit erdhi vetëm pesë javë pas tërmeteve të 6 shkurtit, ku 48,000 njerëz humbën jetën dhe shumë të tjerë mbetën të pastrehë.