1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Pas tensioneve në veri, Kosova nis lobimin në ShBA

Në mesin e tensioneve në veri dhe marrëdhënieve të acaruara me partnerët ndërkombëtare si BE-ja dhe ShBA-ja, Qeveria e Kosovës ka angazhuar një kompani lobimi në Uashington.

Në dokumentin e siguruar nga Euronews Albania, thuhet se kompania lobuese e paguar nga Qeveria e Kosovës me shumen e 147 mijë eurove do të ofrojë këshilla strategjike dhe përfaqësim të huaj brenda Shteteve të Bashkuara.

Sipas kontratës së nënshkruar nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla, kompania do të ofrojë këshilla, përkrahje dhe komunikim me degët legjislative dhe ekzekutive të qeverisë amerikane për të përmirësuar marrëdhëniet bilaterale ndërmjet ShBA-së dhe Qeverisë së Kosovës.

Kontrata, e nënshkruar më 26 qershor mes Ministrisë së Jashtme dhe Diasporës dhe përfaqësuesit të kompanisë lobuese, shqiptaro-amerikanit Avni Mustafaj ka hyrë në fuqi më 3 korrik dhe është e vlefshme për një vit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img