Visar Dërmkau i njohur me nofkën “Gani Gërmia”, është shoqëruar sot në Policinë e Kosovës. Dërmaku derisa ishte në një lidhje direkte në llogarinë e tij në rrjetin social “Tik-Tok”, ka telefonuar Policinë e Kosovës, duke u talluar.
“Gani Gërmia”, është shoqëruar në polici mirëpo pas intervistimit është liruar.
Këtë për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.
“Lidhur me rastin është hetuar një person i njëjti me procedurë të rregulltë është liruar”, ka thënë Ahmeti.
Talljen Dërmaku e nisi duke “porositur” picë, derisa zyrtari policor që është lajmëruar në telefon ia bën me dije se ka telefonuar në Policinë e Kosovës.
Bisedë është publikuar në TikTok në dhjetor të vitit të kaluar.
Pjesë nga biseda:
Policia: Alo Policia urdhëroni
Visari: A ka mundësi një picë margaritë qetu te rruga C
Policia: Qysh i nderum
Visari: Picë margaritë te rruga C
….
Policia: A ki ndonjë problem i nderum
Visari: Jo nuk kam problem
Polici: Të informoj që ke thirrë Policinë i nderum
Visari: Aaaa, me mfal