Site icon PrishtinaPress

Pas takimit që pati me Vuçiqin, suspendohet kryetarja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, ka suspenduar kryetaren e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liljana Stevanoviq, deri në një vendim të radhës.

Ky vendim për suspendimin e saj, erdhi pas pjesëmarrjes së Stevanoviq në takim me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiqin, përcjell klankosova.tv.

Vendimi për suspendim u bë i ditur përmes një kumtese të lëshuar nga KGJK-ja pas mbledhjes së sotme të 281-të.

”Në fund, Këshilli vazhdoi takimin me dy (2) pika të mbyllura për: shqyrtimin e njoftimit AGJ.nr.93/2022 të Kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë si dhe themelimin e panelit hetimor për rastin disiplinor Nr.AD/KGJK/07/2022/GJTHPR-AD/GJTHPR.nr.12/2022, me ç’rast vendosi për suspendim të Kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, L.S, deri në vendimin e rradhës”, thuhet në njoftim.

Ky veprim i KGJK-së, erdhi pasi ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një konferencë për media, bëri thirrje që KGJK të ndërmarrë masa në raport me Kryetaren e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liljana Stevanoviq.

”Sa i përket pjesëmarrje së Kryetares së Gjykatës Themelore në takim me Vuçiq, më vjen keq për këtë sepse besoj se gjyqtarët dhe kryetarët e gjykatave duhet të sillen me integritetit më të lartë moral dhe profesional dhe çfarëdo takimi dhe marrje pjesë në këtë takim e cenon këtë integritet”, tha Haxhiu në këtë konferencë.

Exit mobile version