Site icon PrishtinaPress

Pas takimit në Ambasadë, ky është Asociacioni që e kundërshton Donika Gërvalla

Pas diskutimit të sotëm të thirrur nga Ambasada amerikane për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ka reaguar edhe ministrja Gërvalla. Ndonëse para disa ditësh ajo tha se Asociacioni ka vdekur dhe nuk rikthehet më, sot shkruan vetëm për modelet që duhet të refuzohen.

Kryediplomatja kosovare Donika Gërvalla e falënderon ambasadorin amerikan për diskutimin e mbajtur sot në Ambasadë rreth formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Falënderimin, Gërvalla e bën, duke i rikujtuar ambasadorit të drejtat, sipas saj, më të avancuarat, që Kosova i ka për grupet minoritare.

“E falendëroj Ambasadorin Jeff Hovenier për pritjen e takimit të sotëm. Kosova ofron kornizën e të drejtave më të avancuara në Evropë”, thuhet në postimin e Gërvalles në Tëitter. 

Ajo tutje thotë se kushdo që do paqe dhe stabilitet, nuk duhet të pranojë modele që i japim hapësirë Serbisë ta minojë sovranitetin e Kosovës. 

“Çfarëdo modeli që e lejon Serbinë ta minojë sovranitetin e Kosovës duhet të refuzohet nga të gjithë, që duan paqe të qëndrueshme dhe marrëveshënie të mira fqinjësore në rajon”, ka shkruar Gërvalla.

Exit mobile version