4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Pas takimit me Ramën/ Grubi: Bashkëpunimi institucional është jetik për të ardhmen e përbashkët europiane

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi së bashku me kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe kolegë tjerë të kabinetit qeveritar kanë takuar delegacionin e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, të udhëhequr nga kryeministri Edi Rama.

Në takimin dypalësh, siç njofton zëvendëskryeministri i parë Grubi, bashkërisht është konstatuar se vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, kanë përpara një punë serioze, sepse ka ardhur koha kur do të duhet të arrihen arritje thelbësore në drejtim të përmirësimit të kapaciteteve, efikasitetin dhe konkurrencën e ekonomive të rajonit në tërësi, gjë që do të çojë në rritjen dhe zhvillimin e përshpejtuar ekonomik rajonal.

“Kënaqësi që bashkë me Kryeministrin Dimitar Kovaçevski mirëpritëm në takim pune Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. Bashkëpunimi dhe koordinimi institucional i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë janë jetike për projektimin e suksesshëm të së ardhmes së përbashkët progresive dhe europiane”, ka deklaruar pas takimit zëvendëskryeministri Grubi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img