Kina është e gatshme të punojë me Francën që të “shtyjë fort” bisedimet e paqes për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, sipas një burimi diplomatik francez që foli pasi presidenti Xi Jinping dhe presidenti Emmanuel Macron mbajtën takimin e parë nga një seri takimesh të nivelit të lartë në Pekin.
Udhëheqësi kinez kishte treguar se ishte gati të telefononte presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, citon Reuters të ketë thënë burimi.
Macron i kërkoi Pekinit të mos japë asgjë që Rusia mund të përdorë “në luftën e saj në Ukrainë”, tha burimi