6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Pas takimit me Lajçakun, Osmani: Nuk negociohet territori i Kosovës

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani është deklaruar pas takimit që ka pasur me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Osmani para mediave ka thënë se takimi me Lajçakun ishte shumë produktiv.

“Patëm një takim shumë produktiv me përfaqësuesin e BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Në emër të Kuvendit të Kosovës, shpreha gatishmërinë tonë që si Kuvend, të luajm një rol të rëndësishëm mbikëqyrës mbi Qeverinë, e cila është e vetmja që duhet ta përfaqësojë Kuvendin, Kosovën, në këtë proces në përputhje me Kushtetutën e vendit”, ka thënë ajo.

Osmani ka shtuar më tej se dialogu duhet të jetë i barabartë mes palëve dhe se ka kuptim vetëm nëse përfundon me njohje reciproke.

“Nuk ka negocim për territorin e Kosovës. Nuk ka negocim sovranitetin e Kosovës. Nuk ka negocim të rendit tonë të brendshëm kushtetues. Këto duhet të jenë tri parimet e Qeverisë”, ka thënë ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img