Pas takimit me Isa Mustafën, flet Albin Kurti

62
Advertisement

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka folur pas takimit që ka zhvilluar sot me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa. Kurti ka thënë se gjatë këtij takimi kanë diskutuar për situatën politike në vend, gjendjen e rëndë ekomomike dhe nevojën e daljes nga kriza dhe të vendosjes së shtetit në binarët e zhvillimit.

Advertisement

Postimi i plotë:

Ky ishte takimi i parë me Prof. Isa Mustafën pas rizgjedhjes së tij kryetar i LDK-së. I urova punë të mbarë dhe shëndet. Biseduam për situatën politike në vend dhe gjendjen e rëndë ekonomike, për nevojën e daljes nga kriza dhe të vendosjes së shtetit në binarët e zhvillimit. Me 22 gusht dy grupet tona parlamentare do të jenë në përbërje të plotë për ta shpërndarë Kuvendin e për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të reja demokratike. Konstatuam që tashmë shpresa po rikthehet te qytetarët, për një të ardhme me drejtësi e përparim.

PostAdssFotoja e reklamës