0.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Pas sulmit, Sali Berisha zhvillon takime me syze të diellit

Ish-Presidenti kroat, Stipe Mesiq e ka cilësuar atentat sulmin ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha dy ditë më parë në protestën e opozitës.

Pas një takimi me Berishën në selinë e PD-së në Tiranë, Mesiq tha për News 24 se u befasua dhe u shqetësua shumë nga ky sulm ndërsa kryedemokratin e cilëson “babai i demokracisë në Shqipëri dhe më gjerë”.

“Isha mysafir në Shqipëri, gjatë ditëve që isha këtu dëgjova për sulmin që u bë këtu dhe më shqetësoi shumë. U befasova për shkak se Berisha është babai i demokracisë në Shqipëri dhe më gjerë. Nuk kam shumë të dhëna për momentin dhe s’dua të deklarohem për momentin, por ky është atentat ndaj Berishës”, tha Mesiq.

“Ai i duhet gjithë shqiptarëve të Shqipërisë e më gjerë, i duhet rajonit e komunitetit Evropian. I dëshiroj nga zemra shumë shëndet dhe të ngelet në politikë edhe më tutje, të punojë për demokracinë”, theksoi ish-Presidenti./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img