Linja ajrore gjermane, Lufthansa, i anuloi të gjitha shërbimet e mbetura në Ukrainë.
Fluturimi i planifikuar për të enjten në mbrëmje nga Frankfurti në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv, u anulua për arsye të sigurisë, tha një zëdhënës i kompanisë.
Lufthansa tha se do të vazhdojë ta vlerësojë situatën në ditët në vijim.
Grupi Lufthansa – i cili përfshin gjithashtu linja ajrore si Swiss, Brussels dhe Austrian Airlines – pezulloi lidhjet me qytetet Odesa dhe Kiev në Ukrainë qysh në fillim të javës./rel