Telekomi i Kosovës ka njoftuar sot gjatë ditës se është duke u përballur me sulme kibernetike, ku si pasojë kanë rënë edhe shërbimet e internetit.
Por pas këtyre sulmeve, zëdhënësi i Telekomit të Kosovës, Fadil Lepaja ka konfirmuar për Insajderin se ka rikthyer shërbimet e prekura të internetit në rrjetin e telefonisë mobile dhe fikse, nga sulmet kibernetike.
“Klientë të nderuar, ju kemi njoftuar se Telekomi i Kosovës sot është ballafaquar me sulme kibernetike. Edhe pse sulmet kanë vazhduar, Telekomi i Kosovës ka rikthyer shërbimet e prekura të internetit në rrjetin e telefonisë mobile dhe fikse. Ju falënderojmë për mirëkuptimin tuaj!”, tha Lepaja.