UEFA duket se nuk i ka ndalur hetimet ndaj klubeve shqiptare.
Pas Skënderbeut, UEFA është rikthyer sërish në Shqipëri që ta hetojë një klub tjetër.
Shtëpia e futbollit evropian po e heton Luftëtarin e Gjirokastrës, pasi që ishte pjesë e eliminimeve në Ligën e Evropës.
Skuadra shqiptare e eliminoi atë letoneze, Ventspils, por që UEFA ka dyshime në lidhje me të, shkruan prishtinapress.eu
Zyrtarët e shtëpisë së futbollit kanë dërguar letër zyrtare te Luftëtari, duke u bërë me dije se ata janë nën hetime për trukim të ndeshjes.
Luftëtari kishte humbur ndeshjen e parë 5 me 0, ndërsa në ndeshjen e kthimit kishin barazuar 3 me 3, andaj UEFA po e heton ndeshjen e dytë.
Shkaku i kësaj ndeshjeje, 240 mijë euro kanë mbetur të bllokuara për skuadrën shqiptare, si shpërblim për pjesëmarrjen në Ligën e Evropës.