1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Pas situatës së krijuar në Karaçevë, Osmani takon komandantin e KFOR-it: Qytetarët duhet të ndihen të sigurt në çdo cep të Kosovës

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me komandantin e KFOR-it, gjeneralin Michele Rissi, me të cilin bisedoi për aspekte të sigurisë në vend dhe ndihmën që KFOR-i mund të japë në menaxhimin e pandemisë.

Osmani gjatë këtij takimi ka thënë se Republika e Kosovës ka përcaktuar kufijtë e saj më 17 shkurt të vitit 2008, ndërkaq theksoi se qytetarët e vendit duhet të ndihen të sigurt në secilën pjesë të vendit.

“Kosova i ka të përcaktuar kufijtë e saj që nga 17 shkurti i vitit 2008 dhe qytetarët e vendit duhet të ndihen të sigurt në çdo cep të vendit”, tha kryetarja Osmani.

Këto komente i bëri Osmani, pasi ditë më parë ishin parë xhandarmëria serbe në fshatin Karaçevë të Kamenicës, që është në vijën kufitare me Serbinë.

Osmani tha se, si udhëheqëse e Kuvendit dhe përfaqësuese e popullit, e çmon jashtëzakonisht lart gatishmërinë e KFOR-it për të siguruar ambient të qetë dhe të sigurt, por kërkoi po kështu që bashkëpunimi i kësaj strukture ushtarake të thellohet me institucionet e sigurisë të Kosovës, në mënyrë që qytetarët e vendit të ndihen të sigurt dhe që të shmangen situatat, sikur ajo e Karaçevës, të cilat mund të ndikojnë që qytetarët e vendit të mos ndihen të sigurt.

Osmani u njoftua me gatishmërinë e strukturave të NATO-s, përkatësisht të misionit të saj në Kosovë, për t’u dalë në ndihmë qytetarëve dhe institucioneve të vendit në menaxhimin e pandemisë Covid-19.

Gjeneral Risi shprehu gatishmërinë e strukturës që ai e udhëheq, që KFOR-i të ofrojë të gjitha kapacitetet e nevojshme për ndihmë popullit dhe institucioneve të Kosovës për menaxhimin e kësaj pandemie.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img