Site icon PrishtinaPress

Pas shumë vjetëve në pushtet, Blerta Deliu ia qan hallin sot Klinikës Gjinekologiike

Deputetja nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra,  ani pse ka vite në pushtet, sot ka reaguar ndaj situatës së krijuar në Klinikën Gjinekologjike, ku fatkeqësisht po operon me staf të pamjaftueshëm sipas saj, transmeton Syri.

Deliu-Kodra nëpërmjet një statusi në Facebook ka shkruar se edhe në kohën kur Covidi po sulmon edhe gratë shtatzëna, klinika gjinekologjike mbetet e detyruar të operoj me staf të pamjaftueshëm.

“Në kohën kur Covidi po sulmon edhe gratë shtatzëna, klinika gjinekologjike mbetet e detyruar të operoj me staf të pamjaftueshëm. Fatkeqësisht rastet me Delta kanë prekur edhe grupmoshat e reja, ndërkohë që në klinikën gjinekologjike punohet vetëm me staf esencial. Me mungesë të përsonelit shëndetësor dhe në kohën kur po punohet me kapacitete të limituara mbështetja për maltelbardhët nuk do të duhej që të diskutohej”, ka përfunduar ajo.

Exit mobile version