Site icon PrishtinaPress

Pas shkëputjes së komunikimit me Osmanin e Kurtin, PDK i prish koalicionet me VV’në në dy komuna

Partia Demokratike e Kosovës ka shkëputur koalicionet qeverisëse me Lëvizjen Vetëvendosje në nivelin lokal.

Pas prishjes së koalicionit ditë më parë në komunën e Gjilanit, PDK sot ka shkëputur koalicionin qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosjen edhe në komunën e Podujevës.

PDK tha se këto vendime vijnë pas mbledhjes së Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike e Kosovës ku u vendos që të shkëputet çdo lloj komunikimi zyrtar me kryeministrin Albin Kurtin dhe me presidenten Vjosa Osmani.

“Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të PDK-së, të mbajtur më 3 korrik, pasi është diskutuar gjatë për situatën në vend dhe sanksionet që tashmë po i vuajnë shteti dhe qytetarët tanë, ishte dakordim i përgjithshëm se Kryeministri Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje janë duke shkatërruar çdo të arritur në Kosovë të këtyre dy dekadave dhe janë duke e dërguar vendin drejt konfrontimit me aleatët që kanë qenë mbështetësit kryesor të lirisë dhe shtetësisë së Kosovës, duke e rrezikuar të ardhmen e shtetit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.

“PDK falënderon të gjithë përfaqësuesit dhe zyrtarët e saj në komunat e Podujevës dhe Gjilanit, të cilët gjatë gjithë kësaj periudhe i kanë shërbyer me dinjitet, profesionalizëm dhe vullnet komunave dhe qytetarëve, shërbim të cilin do ta vazhdojnë me përkushtim edhe nga pozicioni opozitar”

Exit mobile version