Skuadra e Milanit ka zyrtarizuar largimin e Drejtorit sportive, Frederic Massara.
‘’AC Milan njofton se Frederic Massara përfundon mandatin e tij në klub.
Falenderojmë Rickin për kontributin e tij në projektin e rritjes së Milanit ndër vite.’’, thuhet në deklaratën zyrtare të klubit kuqezi.
Largimi i Massara vjen pasi ditë më parë Milani shkarkoi nga pozita e Drejtorit ekzekutiv, legjendën e klubit, Paolo Maldinin.