Site icon PrishtinaPress

Pas shembjes së dheut, hapet për qarkullim autostrada “Ibrahim Rugova”

Autostrada “Ibrahim Rugova” është hapur për qarkullim, pas mbylljes së saj si shkak i shembjes së dheut një ditë më parë.

Hapja e saj u bë e ditur nga një njoftim i ministrisë së Infrastrukturës, transmeton Klankosova.tv.

“Ju njoftojmë se është lëshuar për qarkullimin e automjeteve autostrada Vërmicë-Prishtinë, për shkak të shembjes së dheut, mëngjesin e ditës së djeshme. Ekipet tona kanë punuar pa ndërprerë për largimin e sasive të mëdha të dheut të shembur në këtë pjesë të autostradës, edhe pse shembje kishte pasur edhe gjatë ditës së sotme. Përmes këtij njoftimi ju bëjmë të ditur se të gjitha automjetet tashmë mund të qarkullojnë në këtë autostradë”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version