Sali Berisha dhe mbështetësit e tij u larguan nga oborri i selisë së PD dhe iu drejtuan kryeministrisë, por gjatë rrugës i njëjti është sulmuar me gaz lot sjellës nga Policia.
Rrugës për në selinë e kryeministrit, Berisha tha se kjo protestë e të shtunës është vetëm fillimi. “Opozita e vërtetë është kjo që shihni, vigane në këmbë. Unë garantoj shqiptarët se jemi dhe do të mbetemi të pamposhtur në vlerat që ne besojmë dhe mbrojmë”, tha Berisha.
“Ky ishte një skenar i përgatitur me kujdes gjatë këtyre ditëve. Nuk kishte njeri dhe nuk ka asnjë problem me asnjë deputet të PD, përveç se me pengun e Edi Ramës që quhet Lul “brava”. Kjo është një lëvizje e pandalshme. Kjo është një betejë që nuk d të ketë të sosur. Ju garantoj që kjo që patë sot është vetëm faqja e parë e saj. Këta janë shqiptarët e lirisë. Ata që mendojnë se do të mbahen pengje dhe kukulla për të shtypur vullnetin e tyre, gabohen rëndë. Sot shqiptarët dhe bota panë fytyrën e vërtetë të Lul pengut, i cili u mbrojt me metoda banditeske, me egërsinë e narkobanditëve të Edi Ramës”.