-4.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Pas rrënimit të murit, Edita Tahiri paralajmëron themelimin e Asociacionit

Heqja e murit në veri të Mitrovicës ishte kusht për zbatimin e marrëveshjes për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Mirëpo ende nuk është bërë e ditur se kur do të fillojë zbatimi i kësaj marrëveshje, shkruan lajmi.net.

Ministrja për Dialog, Edita Tahirit thotë se heqja e murit ilegal dhe dy takimet e nivelit të lartë në Bruksel i kanë ulur tensionet dhe është duke u krijuar një klimë më e mirë për zbatimin e marrëveshjeve në mes dy palëve.

“Pas heqjes së murit ilegal dhe dy takimeve të nivelit të lartë në Bruksel janë duke u ulur tensionet në raportet mes dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë, tensione këto që erdhën nga pamaturia në sjelljet e Serbisë. Mendoj se është duke u krijuar një klimë më e mirë për zbatimin e tre marrëveshjeve që janë në pritje, marrëveshjes për drejtësi, energji dhe asociacionit”, ka thënë Tahiri për lajmi.net.

Sipas saj, disa prej faktorëve tjerë që mund të ndihmojnë procesin e zbatimit të këtyre tri marrëveshjeve, janë kthimi i përfaqësuesve të minoritetit serb në institucionet e Kosovës si dhe vizitat e papenguara të qeveritarëve të Kosovës në komunat veriore.

“Këto do të ishin hap i rëndësishëm drejt normalizimit të gjendjes në veri dhe krijimit të mirëbesimit të mëtejmë mes qytetarëve dhe komuniteteve”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img