Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Prishtinë, Uran Ismaili është lajmëruar pas rezultatit të zgjedhjeve.
Ismaili i cili bazuar në rezultatet e KQZ është renditur i treti si më i votuari. Apo 21,69% të vota (16.147) ka falënderuar qytetarët që e votuan.
“Falemnderit të gjithë qytetarëve, pa dallim, që sot dolën dhe votuan për qytetin tonë”, ka shkruar Ismaili në Facebook.
“Falemnderit nga zemra të gjithëve që besojnë në mua, për atë që unë përfaqësoj, dhe që ma treguan besimin e tyre. Sot, një frymë e re doli në pah në Prishtinë. Një mënyrë e re e të bërit politikë – që qytetarin e ka në qendër”, shkruan ai.
Fara është mbjellë është shprehur Ismaili.
“Falemnderit ekipit tim, kandidatëve tanë, vullnetarëve tanë, si dhe anëtarëve e mbështetësve për punën dhe angazhimin e tyre të palodhur. Prishtina na bashkon. ????????”.