Site icon PrishtinaPress

Pas referendumit: Përkrahje për ndryshimet kushtetuese ose zgjedhje të parakohshme

Mbështetje nga opozita për ndryshimet kushtetuese apo shpallje e zgjedhjeve të parakohshme, janë dy opsionet që i paralajmëroi kryeministri Zoran Zaev pas referendumit të djeshëm ku qytetarët e Maqedonisë u deklaruan për Marrëveshjen me Greqinë dhe anëtarësimin në BE dhe NATO.

“Maqedonia evropiane mori më shumë vota ‘pro’ nga cili do votues në zgjedhjet në Maqedoninë e pavarur. Populli ka bërë zgjedhje shumë të rëndësishme”, tha Zaev.

Vendimin që e sollën sot, nuk ishte i lehtë, por duhej të sillej, tha Zaev dhe u falënderoi qytetarëve të cilët dolën të votojnë pro dhe kundër.

I falënderoi edhe anëtarët e VMRO-DPMNE-së të cilët ndërmorën përgjegjësi për atdheun e tyre dhe votuan sipas vullnetit të tyre. Apeloi deri tek opozita dhe deri tek partitë politike të bashkohen rreth interesit shtetëror dhe t’i lënë anash interesat e ngushta partiake. Përsëriti se alternativa tjetër është shpallja e menjëhershme e zgjedhjeve të parakohshme.

“E di unë, e din opozita, ndërsa e dinë edhe të gjithë qytetarët, marrëveshje më të mirë me Greqinë nuk ka dhe nuk mund të ketë. Anëtarësimi në NATO dhe në BE nuk ka alternativë dhe nuk mund të ketë. Të mos luajmë me ardhmërinë tonë dhe me Maqedoninë tonë”, tha kryeministri Zoran Zaev.

Qytetarët të cilët votuan kundër dhe qytetarët të cilët abstenuan nga votimi sot e dhanë mesazhin më të fuqishëm. “Kjo është Maqedonia, këtu jetojnë maqedonas, identiteti ynë është maqedonas, gjuha jonë është maqedonase, paraardhësit tanë kanë qenë maqedonas dhe të tillë do të jenë edhe gjeneratat tona”, porositi lideri i VMRO-DPMNE-së në konferencën e sotme për shtyp.

Ai vlerësoi se referendumi është thellë jo i suksesshëm dhe se politika e Zoran Zaevit dhe Qeveria e tij dështuan. “Numri i atyre që abstenuan dhe votuan kundër është më i madh në mënyrë drastike nga ata që e mbështetën Marrëveshjen. Populli tregoi këmbëngulje, demokraci dhe ndërgjegje patriotike”, tha Mickoski.

I pyetur nëse do të pranojë zgjedhje të parakohshme parlamentare, Mickoski tha se Zaev nuk duhet të kërkojë zgjedhje të parakohshme parlamentare, por se më mirë për të do të ishte të përgatitet për pension politik.

Nga ana tjetër, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi sonte qytetarëve dhe institucioneve u uroi për votimin e zbatuar pa asnjë incident dhe me proces të qetë dhe demokratik të votimit.

“Me këtë qytetarët dëshmuan se i përkasin nivelit të kulturës politike të vendeve të zhvilluara demokratike, por ajo që është me rëndësi se i përkasin familjes së madhe evropiane”, tha Xhaferi.

Me këtë rast, Xhaferi tha se ky vendim do të jetë bazë për proceset e ardhshme që na presin në periudhën e ardhshme në institucionet e sistemit.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse janë të mundura zgjedhje të parakohshme, duke pasur parasysh se kryeministri Zaev paralajmëroi mundësi të këtillë nëse nuk ka shumicë parlamentare për votim të ndryshimeve kushtetuese, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, tha se Parlamenti do të bëjë përpjekje që të sigurojë konsensus rreth kësaj çështje, sepse, siç tha nuk bëhet fjalë për interesa të ngushta partiake, por për interes të shtetit dhe qytetarëve.

“Lidhur me mundësinë për zgjedhje të parakohshme parlamentare, kjo është punë e partive parlamentare politike, të cilët nëse sigurojnë shumicë në procedurë përkatëse e cila është caktuar në Rregullore dhe ligjet tjera do të mund të zbatohen”, tha Xhaferi.

Ministri për Punë të Jashtme Nikolla Dimitrov gjatë fushatës para referendumit lidhur me ndryshimet e nevojshme kushtetuese tha se ajo është punë e Kuvendit që e hap procesin me minimum 80 deputetë, ndërsa teksti votohet me shumicë të vogël.

Ai ka qartësuar pikat e katër ndryshimeve kushtetuese. I pari tha se i dedikohet përcaktimit gjeografik verior ndaj emrit të Maqedonisë, ndërsa i dyti i dedikohet asaj që të mos prekim kufijtë, dhe hapi më i madh nga mospasja e pretendimeve territoriale që është pjesë e marrëveshjes.

Në kontekst të mundësisë për zgjedhje të parakohshme parlamentare, Kushtetuta parasheh, ato të mbahet në afat prej 60 ditësh nga dita e shpërndarjes së Kuvendit. Aktin e shpalljes së referendumit e sjell kryetari i Kuvendit dhe me të përcaktohet dita kur fillon të rrjedhin afatet për kryerjen e veprimeve zgjedhore dhe mbajtjes së zgjedhjeve. Nga dita e shpalljes së zgjedhjeve deri në ditën e mbajtjes së tyre nuk mund të kalojnë më shumë se 90 ditë, as më pak se 70 ditë.

Që të shpërndahet Kuvendi nevojitet që për të të deklarohet shumica nga numri i përgjithshëm i deputetëve, që në përbërjen aktuale prej 120 do të nënkuptonte 61 deputetë.

Exit mobile version