Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nëpërmjet një postimi në Twitter ka reaguar ndaj kërcënimeve me vrasje që janë bërë ndaj disa deputetëve të Kuvendit të Kosovës nëse e votojnë demarkacionin me Malin e Zi
Delawie ka thënë se e mirëpret punën profesionale të Komisionit. Gazeta Express ka raportuar mbrëmë rreth kërcënimeve që kanë pranuar disa deputetë, e që për shkaqe sigurie kanë folur në mënyrë anonime.
“E dënoj çfarëdo kërcënimi ndaj zyrtarëve publikë rreth votës së tyre për demarkacioni. Kjo është e papranueshme në Demokraci” thuhet në reagimin e Delawie.
