Pas arrestimit të ish kryeministrit, Ramush Haradinaj në Francë me fletarrest të Serbisë të lëshuar qysh në vitin 2004, Serbia synon që po me fletarrest ndërkombëtar të arrestojë edhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.
Ministrja serbe e Drejtësisë, Nela Kuburoviq ka thënë se në Serbi ende është në fuqi fletëarresti për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, pasi që procedura kundër tij vazhdon, transmeton lajmi.net.
“Në procedurën kundër Thaçi tashmë ekziston aktvendimi i shkallës së parë për vepër penale të terrorizmit. Pas kësaj ka ardhur deri te zgjerimi i aktakuzës për vepër penal të gjenocidit dhe fletarrestim në Serbi ende është në fuqi”, ka thënë Kuburoviq.
Ajo e pranon se për dallim prej Serbisë, fletarresti për Thaçin në vendet e Interpolit është stopuar kështu që ai nuk shihet në sistemet e tyre. /Lajmi.net/